Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Richie Sunak, se Parisi dhe Londra kanë nevojë për një “fillim të ri” në marrëdhëniet, ndërsa Sunak tha se të dy vendet do të rrisin nivelin e bashkëpunimit në një “nivel të paprecedentë”.
Sunak shtoi se kjo do të përfshijë një marrëveshje mbi një partneritet të ri energjetik dhe një marrëveshje të re për energjinë bërthamore civile.
“Nëse do të jemi të sinqertë, marrëdhëniet tona kanë qenë të sfiduara në vitet e mëparshme. Sot, ne e kemi ngritur bashkëpunimin në një nivel të paprecedentë,” tha Sunak, transmeton Fol Drejt.