Kompania ‘Qualcomm’ ka lajmëruar se muajin e ardhshëm do të sjellë procesorin e ri në takimin vjetor të teknologjisë që mbahet në fund të vitit.
Ky takim sipas raportimeve pritet të mbahet me 4 dhjetor në Hawaii.
Procesori do të quhet ‘Snapdragon 8150c’. Ndërkohë nga spekulimet në media flitet që telefoni i parë që do ta ketë këtë procesor do të jetë Samsung Galaxy S10.