Ranglista e fundit e njerëzve më të pasur nuk ka shumë dallim nga vitet e kaluara, përveç personave të zakonshëm në Top 500 më të pasurit, edhe hendeku mes klasës së mesme dhe të pasur vijon të shtohet.
500 personat më të pasur kanë shtuar pasurinë për 1.2 trilion dollarë ose me shifra 1.200.000.000.000 dollarë, shkruan Bloomber, përcjell foldrejt.com. Personi i tretë më i pasur është francezi Bernard Arnault me mbi 100 miliardë dollarë. Ky i fundit disponon kompaninë “Old Economy”.
I pari në ranglistë akoma qëndron Jeff Bezos me 116 miliardë dollarë, i dyti Bill Gates me 113 miliardë. Themeluesi i Facebook, Marck Zuckerberg ka 27 miliardë dollarë, kurse themeluesi i Google, Larry Page (65 miliardë), ndjekur nga Sergey Brin (63 miliarde).