Policia e Fixhit po heton mbërritjen e një anijeje luksoze, e cila dyshohet se është në pronësi të Suleiman Kerimov, një miliarder rus i sanksionuar, dhe po merr në pyetje kapitenin e tij se si e solli anijen në këtë shtet ishullor të Paqësorit.
Gazetat në Fixhi raportuan se policia sekuestroi superjahtin Amadea, në pronësi të Kerimov, i cili është nën sanksionet e SHBA, Britanisë dhe Bashkimit Evropian, dhe arrestoi ekuipazhin e tij, shkruan Reuters.
Një agjent superjahtesh në Fixhi, i cili tha se ai përfaqësonte Amadeo, i tha Reuters se këto raporte “nuk ishin plotësisht në përputhje me faktet, përfshirë pronësinë e anijes”./FolDrejt/