Futbollistët e skuadrave të Superligës po vazhdojnë të testohen për koronavirus.
Një nga skuadrat e testuara ishte ajo e Dukagjinit të Klinës.
Klinasit në njoftimin e fundit kanë shkruar se gjithë të testuarit kanë dalë negativ.
“Të shtunën,me datë 23.05.2020, i gjithë stafi dhe lojtarët e KF Dukagjinit janë testuar për COVID 19 nga ekipet mjekësore të IKSHPK-së.
Lajmi i mirë është se nga rezultatet e pranuara nga IKSHPK, i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar NEGATIV, pra lojtarët janë me shëndet të mirë dhe normalisht do të viojnë me seancat stërvitore ashtu siç është planifikuar”, shkruan faqja zyrtare e Dukagjinit.