Qeveria franceze, në marrëveshje me rrjetet kryesore të supermarketeve, në tre muajt e ardhshëm do t’u ofrojë qytetarëve të ashtuquajturat shporta konsumi antiinflacioniste, të cilat do të përmbajnë produkte me çmimet më të ulëta të zgjedhura nga kompanitë.
Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha në një konferencë për shtyp pas një takimi me drejtorët e rrjeteve të supermarketeve se kishte arritur një marrëveshje me ta për një shportë anti-inflacioniste, të cilën ata do ta përcaktojnë vetë për të ulur koston e produkteve ushqimore bazë për qytetarët, përcjell Fol Drejt.
Firmat e shitjes me pakicë kanë rënë dakord t’u ofrojnë klientëve “çmimet më të ulëta të mundshme” për një periudhë prej tre muajsh për artikujt që do të zgjedhin vetë, tha Le Mer, transmeton Figaro./FolDrejt/