Përfaqësia e supermarketit më të madh të në Kroaci Konzum ka njoftuar se po tërheq nga raftet e dyqaneve të saj produktet Munchmallow family 210g dhe Munchmallow 105g.
Mediumi kroat ‘Index’ thotë se kjo vlen për të gjitha produktet, data e skadencës së të cilave përfundon më 15 shkurt të vitit pasardhës. Prodhuesi është kompania serbe ‘Jaffa doo’.
Nga ky supermarket shpjeguan se arsyeja e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit. ‘Konzum’ u kërkoi klientëve të kontrollonin nëse e kanë blerë produktin e specifikuar, ose ta sjellin atë në dyqanin më të afërt të Konzum, ku do t’u rimbursohen.
“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin ndaj klientëve, por është në interesin tonë që të gjitha produktet që nxjerrim në treg të jenë në përputhje me kriteret më të larta të cilësisë dhe shëndetit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ky produkt gjendet në disa nga marketet në Kosovë.