Porsche 911 GT3 RS 2023 ka bërë një debutim të hershëm me disa imazhe të patentuara para prezantimit të saj të plotë me 18 gusht.
Fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale gjatë natës tregojnë përsëritjen më të “nxehtë” të gjeneratës më të fundit të 911, duke shfaqur një pamje të frymëzuar nga garat me një krah të gjatë të pasmë, panele qarkore më të gjera dhe vrima më “agresive” të ftohjes tek rrotat, shkruan Drive.
Pjesa kryesore është një krah i ri i pasmë si “qafa e mjellmës”, i cili duket se është nxjerrë nga dizajnet e veturave të garave dhe nga një më të mëdhenjtë nga çdo veturë rrugore aktuale, gjë të cilën fotot e konfirmojnë se do t’u përshtatet pistave të ndryshme garuese.
Është e paqartë se nëse vetura e re do të ofrojë aerodinamika aktive siç përflitet, me një bisht aerodinamik i cili ngrihet në mënyrë që ta reduktojë tërheqjen gjatë shpejtësive të mëdha, e ngjashme me Sistemin e Reduktimit Tërheqjes së Formula Një. /Telegrafi/