Shkruar nga Myftinia Dibër
-Çfarë nënkupton folja e mënyrës urdhërore në njëjës KUL-( Thuaj)?
•Surja përfshin parimet kryesore të besimit, prandaj do ishte dëshpëruese që kjo sure të filloj pa KUL-Thuaj, pasi do akuzohej pejgamberi Muhammedi as si burim i këtyre parimeve të shëndosha, që në zemër të njerëzve do të shfaqte dyshim.
-Dobia sot: Punët madhore kërkojnë bashkëpunim, fisnikëri, vlerësim të tjetrit, kujdes që të mos mbështetemi në mendime individuale.
-Muhammedi as me fjalën KUL-(Thuaj) na mëson se vetëm dikush që qëndron më lartë se ne mund të na mësoj, mësimet duhet qenë universale dhe jo të mbushura me vetëpëlqim që fatkeqësisht ne në RMV na ka marë kohë, na ka marë nga jeta, ka mbjellë urrejtje, na ka kushtuar në formim të shëndosh të të rinjëve, na ka marë nga pasuria e taksave, diferencimi në infrastrukturë dhe përfaqësim në nivele të larta shtetërore, libra e shkrime me paragjykime, hipokrizi para ndërkombëtarëve, largim i të rinjëve etj.
•KUL-(Thuaj) na edukon që vlerat e përgjithshme universale duhet predikuar, këshilluar, duhet përcjellur ndër breza pasi veçanërisht vlerat universale mundësojnë bashkëjetesë, zhvillim, përparim, siguri, paqë.
• KUL(Thuaj) jep një segment shumë të fuqishëm dhe melhem për shoqëritë e sodit. Muhammedi as me këtë është duke treguar se burim i shpalljes është Allahu xh.sh. Na nevojitet sinqeritet shumë i fuqishëm, barrën e mëkateve të mos ua përshkruajmë askujt pos vetvetes nëse jemi fajtor, por as sukseset, të mirat në jetën shoqërore mos ja përshkruajmë vetvetes e të krijojmë krenari fallco kjo nuk i takon njeriut pasi shpirti qortues nje ditë do ta nxjer në shesh të vertetën.
-Kur’ani me fjalët, urtësitë, mrekullinë