Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është duke kryer një vizitë surprizë mesditën e sotme në Kiev. Ambasada ukrainase në Londër publikoi një foto nga takimi Zelensky-Johson duke shkruajtur “surprizë”, pasi më parë nuk ishte njoftuar asgjë.
Ky takim ndodh një ditë pasi Von Der Leyen shkoi me ekipin e saj në Kiev duke u takuar kokë me kokë me presidentin ukrainas.
Surprise 😉 pic.twitter.com/AWa5RjYosD
— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) April 9, 2022
Rusët janë tërhequr tashmë nga veriu i Ukrainës duke u pozicionuar në lindje dhe jug, ndërsa autoritetet vendase paralajmëruan një ofensivë të tyre në rajonin e Luhanskut duke kërkuar nga qytetarët që të largoheshin prej atyre zonave.