Pas koncertit të tij në Prishtinë, Sabri Fejzullahun e priti një surprizë mjaft e ëmbël.
Në derën e shtëpisë së tij, i kanë vendosur një letër.
“Faleminderit nga zemra Axha Sabri. Qofshi jetëgjatë”, kanë shkruar aty.
Ai tha se gjatë 55 viteve karrierë, kjo befasi është më e madhe, në jetën e tij.
Për gati një orë, Sabri Fejzullahu i këndoi Prishtinës nga Stadiumi “Fadil Vokrri”.
I shoqëruar vetëm me tingujt e pianos, këngëtari performoi disa prej këngëve e tij hite, të cilat janë dëgjuar nga breza të ndryshëm ndër vite.
Po ashtu gjatë gjithë performancës së tij, në një ekran të madh brenda stadiumit shfaqeshin pamjet nga rrugët e Prishtinës, ndërkaq si pjesë e skenografisë brenda stadiumit u përfshinë edhe ekipe të policisë, zjarrfikësve, mjekëve, zyrtarëve komunalë, e të tjerë.
Koncerti që u transmetua drejtpërdrejt, përfundoi me Sabriun duke i përkujtuar disa prej figurave të njohura që nuk janë më në mesin tonë, siç janë Faruk Begolli, Ibrahim Krajkova Leci, Fadil Vokrri, Leze Qena, Nexhmije Pagarusha, e të tjerë.