Publicisti Veton Surroi i ka Reaguar Richard Grenellit, pasi ky i fundit, në një intervistë të dhënë për “Real american’s voice”, tha se kishte shumë progres në dialogun Kosovë – Serbi, kur ata ishin në pushtet, shkruan Fol Drejt.
Ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka gjetur rast të mburrej duke thënë se madje ishte shqyrtuar ideja e largimit të forcave të NATO-s nga Kosova, për shkak të progresit.
Për këtë, nëpërmjet llogarisë së tij në twitter, Surroi ka shkruar:
“E pabesueshme paaftësia e diplomacisë Trump e manifestuar në negociatat Kosovë-Serbi, duke përfshirë këtu lojën me idenë e tërheqjes së forcave të NATO-s nga Kosova, në këmbim të fluturimeve me kosto të ulët të Lufthansa ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit… Dëshpëruese…”
Ua kujtojmë se Grenell ka një antipati ndaj Qeverisë Kurti të shprehur hapur, ndërsa nuk është hera e parë që thotë se në kohën para tij, kishte rezultate në procesin e dialogut, ku ishte involvuar vetë si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)./FolDrejt/
Incredible demonstration of incompetence of Trump diplomacy in 🇽🇰🇷🇸 negotiations, incl. toying with the idea of pulling NATO forces out of 🇽🇰 in exchange for Lufthansa low-cost flight btw. Prishtina and Belgrade. Rock bottom. https://t.co/86nmp5lDnN
— VetonSurroi (@VSurroi) June 20, 2023