Publicisti i njohur shqiptar Veton Surroi, ka kryer një intervistë me median gjermane Taz.de, ku ka theksuar se Vetëvendosja dhe LDK, duhet të lexojnë mirë rezultatin zgjedhor të tetorit 2019, ku votuesit kërkojnë kthesë, ndryshim dhe se duhet të tekalojnë tekat e tyre për të arritur sa më shpejt marrëveshje, informon foldrejt.com.
Në lidhje me deklaratën e tij në 2017, që shpresonte që Kosova do të çlirohej përherë të dytë, ai shtoi se “jemi në rrugë të drejtë për këtë çlirim të dytë, por ajo nuk arrihet me një goditje, por një proces të gjatë.”
Si fillim duhet të ketë drejtësi të pavarur dhe një ekonomi, e cila nuk përcaktohet nga kryengritësit e luftës./Foldrejt.com