16 ankesa i kanë ardhur në zyre për gjyqtarët e gjykatës që e drejton. Disa nga to kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka vendosur t’i dërgoj në komision disiplinor.
Megjithatë kreu i Apelit i arsyeton kolegët e tij pasi thotë se ata janë të ngarkuar shumë me shumë lëndë e gabimet mund të rrjedhin jo për shkak të neglizhencës së gjyqtarëve.
Ndërkohë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Cocaj ka thënë se kanë shumë raste që janë duke i trajtuar po pa treguar shifra.
Ndryshe nga KGJK-ja, Këshilli Prokurorial tashmë e ka suspenduar nga puna një prokuror e ndaj të tjerëve janë përdor masa tjera disiplinore.
Por sipas njohësve të fushës së drejtësisë zyrat e disiplinimit në KPK dhe KGJK deri më tani kanë qenë jo efikase pasi shumë pak gjyqtar e prokuror janë ndëshkuar.
Sipas Palushit, problematike mbete edhe çështja e mos pavarësisë së anëtarëve të paneleve hetimore.