Ministria e Diasporës nëpërmjet një komunikate për media njofton se sot duke marrë për bazë sistemin e vijueshmërisë në punë të hyrje – daljeve dhe shkrimeve të mediave në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprat penale “marrje ryshfeti”, dhënie ryshfeti dhe përvetësim në detyrë ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës nëse bëhet fjalë për zyrtarin e Ministrisë P.M.
“Si rezultat i informatës së dërguar nga policia e Kosovës ku thuhet se bëhet fjalë pikërisht për të dyshuarin P.M., zyrtar në Ministrinë e Diasporës, është informuar Ministri i Diasporës dhe investimeve Strategjike, dhe ka kërkuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë që të marrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Siq thuhet në komunikatë sekretarja e Përgjithshme, bazuar në ligjet e aplkueshme ka marrë vendimin e menjëhershëm për pezullimin parandalues të zyrtarit P.M. nga detyrat si zyrtar në këtë Ministri deri në vendimin përfundimtar të organeve kompetente.