Sulmi i djeshëm ndaj objektit “Elektrokosmet”, është parë si revoltë e komunitetit serb ndaj marrëveshjes së fundit të arrirë midis Kosovës dhe Serbisë, sipas së cilës pas më se dy dekadash qytetarët e Veriut janë të detyruar të paguajnë për shpenzimet e energjisë elektrike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se objekti i kompanisë “Elektrokosmet” është sulmuar me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës, duke akuzuar strukturat paralele serbe për këtë sulm, transmeton Fol Drejt.
Sveçla shtoi se nga sulmi nuk ka ndonjë person të lënduar, pos dëmeve materiale.
“Rasti po hetohet nga organet e rendit”, u shpreh Sveçla. /FolDrejt/