Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka tha se procesi i zgjedhjeve deri më tani është duke u zhvulluar mirë dhe se Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie, shkruan Fol Drejt.
Sveçla për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se presioni i jashtëzakonshëm, po ndikon që numri i vogël i votuesve është ndikuar nga presioni i madh që po iu bëhet.
“Jemi në rrugë të mbarë, dikujt sikur Listës Serbe dhe Beogradit, nuk i përshtatet, prandaj ata në rrugë të ndryshme mundohen ta pengojnë”, tha ai, duke shtuar se “për shkak të presioneve të jashtzakonshme ndikon në numrin e votuesve”.
Për më tepër ai tha se “këto zgjedhje do të neutralizojnë shantazhet e Beogradit”, theksoi ai.