Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me Koordinatorin Special të Sekretarit të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Skeates, me të cilin, përveç diskutimeve që kishin, vizituan edhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, raporton Fol Drejt.
Lajmin e konfirmoi ambasada britanike në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Sot mirëpritëm gjenerallejtënantin Stuart Skeates, Koordinator Special i Sekretarit të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, në vizitën e tij të parë në Kosovë.”, shkruan në njoftim.
Tutje, aty thuhet se Skeates është takuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla, për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh rajonale dhe së bashku kanë vizituar Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit. /FolDrejt/
Today we welcomed Lieutenant General Stuart Skeates, Special Coordinator to the UK Home Secretary, on his first visit to Kosovo. He met Minister of Interior, Xhelal Svecla, to discuss a broad range of regional issues and visited the National Centre for Border Management. pic.twitter.com/Yvp9N9topC
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) February 28, 2023