Me ftesën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në mesditën e së premtes vizituan qendrën e skijimit në Brezovicë.
Sipas Rashiq, ky takim është një takim miqësor por edhe një mundësi për të planifikuar projekte për Brezovicën, ku synim i tanishëm sipas tij, mbetet parkingu si një ndër “sfidat më të mëdha” në Brezovicë.
Po ashtu Rashiq deklaroi se kjo gjendje është si pasojë e keq organizimit dhe mungesës së punimeve nga ana e Komunës së Shtërpcës.