Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thë se Republika e Kosovës sot ka bërë edhe një hap pozitiv drejt liberalizimit të vizave, shkruan Fol Drejt.
“Republika e Kosovës sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave. Jam i kënaqur që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për Kosovën.”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sveçla falënderoi të gjithë ministrat për votën pozitive dhe tha se beson që ky proces do të përmbyllet së shpejti.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt integrimit evropian në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë.”, tha në fund ai. /FolDrejt/