Ministri Sveçla, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Bislimi e zyrtarë policorë, ka pritur 28 Nëntorin me një sofër tradicionale.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla, me anë të një postimi në facebook, në të cilin ndër tjerash ka thënë se me zemërbardhësinë e popullit shqiptar dhe vendosmërinë e zyrtarëve shtetërore, rrugëtimi është i pandalshëm, transmeton Fol Drejt.
“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë.
Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm.
Gëzuar festën!”, ka shkruar Sveçla./FolDrejt/