Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur rret gjendjes me vërshimet në Kosovë, pas reshjeve të shiut.
Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se në Dukagjin janë shënuar dëmtime të shumta, transmeton Fol Drejt.
“Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, sot jemi përballur me vërshime në disa komuna të ndryshme të Kosovës.
Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.
Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat.
Të dashur qytetarë,
Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni”, u shpeh Sveçla./FolDrejt/