Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me situatën e fundit në veri të Kosovës, pas sekuestrimit të armëve.
Atje si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, më 24 shtator, u vra polici Afrim Bunjaku, përcjell Fol Drejt.
Sveçla tha se armatimet që u gjetën në veri kapin vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa shtoi se po kërkojnë dhe për armatime të tjera atje.
Sveçla theksoi se armatimet janë të prodhimit 2021 dhe 2022.
“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”, tha ai./FolDrejt/