Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme, shkruan Fol Drejt.
Sveçla shkroi në Facebook se duhet angazhim i gjithësecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.
“Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor”, thuhet tutje në postimin e tij.
Ministri theksoi se ashtu siç edhe është zotuar në vazhdimësi, lufta kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Ai shtoi se do të vazhdojë angazhimi maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë. /FolDrejt/