Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh i gëzuar pas vendimit të Parlamentit Evropian për t’i liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar.
Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”, u shpreh ai./FolDrejt/