Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgëzoi Policinë e Kosovës për punën që po e bën në ndalimin e veprave të jashtëligjshme.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.
Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur “, u shpreh Sveçla./FolDrejt/