Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, foli so rreth aksionit në veri të vendit.
Ai tha se aksioni i sotëm do të zgjasë sa është e nevojshme, derisa ka dhënë edhe detaje për zbulimet që i ka policia nga sulmi i sotëm, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se në veturat që janë shfrytëzuar nga sulmuesit ka pasë edhe dokumente ruse.
“Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara”.
Sveçla në RTK tha se secili individ që ka marrë pjesë në këtë sulm, që ka cenuar sovranitetin e vendit do të jetë subjekt i përndjekjes i institucioneve të Kosovës deri në përfundim.
Ministri akuzoi direkt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mbështetje të dhënë ndaj këtij grupi.
“Një aktivitet i tillë s’mund të bëhet pa përkrahjen e shtetit të Serbisë, drejtpërdrejt të Vuçiqit dhe njerëzve të tij. Policia e Kosovës do të prezantojë të gjitha armatimet e zbuluara në këtë rast. Edhe publiku edhe aleatët do të bindën që një aksion i përmasave të tilla është i pamundshëm pa mbështetjen e dikujt tjetër – është Aleksandar Vuçiq, është shteti i Serbisë”./FolDrejt/