Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.
Për këtë ai njoftoi në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.
Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, u shpreh Sveçla./FolDrejt/