Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë.
Ai atje u takua me zyrtarë policorë dhe të doganës, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, Sveçla u shpreh:
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.”/FolDrejt/