Xhelal Sveçla, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, me ç’rast kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Për këtë ka njoftuar vetë Sveçla nëpërmjet rrjetit social Facebook:
Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë.