Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, të cilit i ka ofruar gatishmërinë e tij të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij, raporton Fol Drejt.
“Kisha kënaqësinë të vizitoj sot në zyren e tij Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij.”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sveçla theksoi se do të angazhohen bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve të Mitrovicës së Veriut t’iu sigurojnë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri dhe kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar. /FolDrejt/