Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar Policinë e Kosovës tek liqeni i Ujmanit, raporton Fol Drejt.
“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sveçla shtoi se në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet dhe se sovraniteti është i patjetërsueshëm. /FolDrejt/