Gazmend Syla, deputet i AAK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se IKSHPK nuk duhet të përdor testet e ardhura nga shteti serb tek asnjë qytetar, e as për kryeministrin Kurti.
Pasi që sipas tij, ishte gabim i qeverisë qysh në fillim kur i pranoi ato.
‘’Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk duhet të përdor testet e ardhura nga Serbia tek asnjë qytetarë në Republikën e Kosovës, e sidomos as për Kryeministrin në detyrë, nëse veq ka nevojë për testim.’’, thotë ai.
‘’Ishte gabim qysh në fillim kur Qeveria jonë i pranoi ato, sepse me vet faktin që vijnë nga një shtet siç është Serbia, mund të jenë edhe të dyshimta’’