Pas vendimit historik në parlamentin maqedonas për të votuar për propozimin francez i cili i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, ka reaguar edhe gazetari Valon Syla, i cili përmes një postimi në Facebook uroi shqiptarët në Maqedoni. Në të njëjtën kohë, ai pati diçka për të thënë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Syla fillimisht vuri theksin në guximin e politikanëve në Maqedoninë e Veriut për të mos marrë vendime populiste por për të ecur para në përpjekjen për integrim në BE.
“Urime shqiptarëve dhe miqve në Maqedoninë Veriore. Urime Ali Ahmetit me shokë. Politikanët atje nuk iu frikësuan popullizmit, por morrën guximin dhe vendosën me besim dhe bindje drejt integrimeve në BE”, shkroi Syla.
Ai madje tërhoqi edhe një paralele midis politikanëve në Maqedoni dhe kryeministrit të Kosovës, duke ironizuar se ky i fundit “i ka çpërthekuar dy pulla më shumë të këmishës për të treguar se sa është rrezitur në Greqi”.
“Te na në Kosovë po rrezitemi me kopalla dhe bazena. Tash si risi është që po e shohim Albin Kurtin tu i çpërtheku nja 2 pulla ma shumë të këmishës me kallxu që ka marrë ngjyrë në Greqi, se në Shqipëri nuk shkon tash në deti se i ka marrë 1300 vota… Por, kjo s’do ti mbajë gjatë…”
Syla në fund thotë se Kosova që tetë vjet ka mbetur me politikanë frikacakë që asgjë nuk u bie taman, ndërsa bën thirrje që të merret mësim nga vendimi i politikanëve të Maqedonisë së Veriut./gazetametro.net