Lidhur me menaxhimin e Pandemisë, drejtori i ShSKUK-së ka ftuar për nesër nē takim në orën 08:00 edhe drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme.
Teksa vet drejtori i ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi thiri sot takimin e Komitetit të ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19.
Pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus, rrjedhimisht edhe rritjes së rasteve të spitalizuara, sot u mbajt takimi i Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në nivel të ShSKUK, transmeton Klankosova.tv.
Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.
”ShSKUK është dëshmuar tashmë me menaxhimin e pandemisë dhe siguron qytetarët e vendit se do të mobilizojë të gjitha resurset në dispozicion për tē përballuar çdo valë të mundshme. Kapacitetet infrastruktuore, paisjet mjekësore, furnizimet me barna dhe material mbrojtës pë personelin shëndetësorë, janë disa nga temat e diskutuara në takim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar.
Në takim u konstatua edhe njëherë mungesa në disa fusha spcialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për anagzhim urgjent të stafit shtesë infermieror.
Ky komitet udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, ndërsa anëtarë janë drejtorët e klinikave / njësive që trajtojnë pacientët me COVID, në mesin e të cilave drejtori i Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, Anestezionit, Emergjencës, Radiologjisë, Biokimisë, etj., si dhe të sektorit të paisjeve mjekësore e shërbimeve tjera mbështetëse profesionale teknike.