Imami nga Shkodra, Muhamed Sytari, ka publikuar një video ku flet për një fenomen i cili është më i rrezikshëm se magjia, mësyshi dhe shkelja në xhin.
Në fillim të ligjeratës së tij, Sytari theksoi se ndonëse kishte përcjellur një seri ligjeratash mbi magjinë, mësyshin dhe shkeljen në xhin, ky kurs do të ndryshojë për shkak se është diçka edhe më e rrezikshme për njeriun, e cila i tejkalon këto, përcjell Fol Drejt.
Ai këtu theksoi mungesën e ruajtjes së identitetit kombëtar, ngaqë shqiptarët po tjetërsohen, duke iu përshtatur secilit dhe duke u larguar nga vetja.
Më poshtë ju sjellim ligjeratën e plotë të imamit Sytari./FolDrejt/