Myftiu i Shkodrës, hoxhë Muhamed B. Sytari ka folur në xhumanë e sotme për vlerat e Ramazanit, muajin e dalluar sipas kalendarit islamik, shkruan Fol Drejt.
Më saktë, ai i është referuar një thënie të profetit Muhammed (s.a.a.w.s), për të cilin ka thënë, se “do t’ua ndryshojë perceptimin për Ramazanin”.
Duke e shtjelluar hadithin në fjalë që flet për Ramazanin, ai ka thënë:
“Natën e parë mëshiron, natën e fundit i falë krejt!”, duke shtruar më pas edhe një pyetje retorike nëse besimtarët kanë dëgjuar për një ofertë të ngjashme, kaq zemërgjerë?
Për më shumë, shihni videon: