Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka takuar zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), për të biseduar rreth implementimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Fol Drejt.
Szunyog përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se temë diskutimi ka qenë mbështetja e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar shefi i zyrës së BE-së.
Ua kujtojmë se PDK e ka kritikuar qasjen e Kurtit në dialog, veçmas e ka kritikuar edhe marrëveshjen e fundit në Ohër.
Met today with #PDK's @MemliKrasniqi & Abelard Tahiri to discuss the opposition's support for the immediate implementation of the Agreement on the path to normalisation between 🇽🇰#Kosovo & 🇷🇸#Serbia➡️ https://t.co/HX99PkG81R, and the effective functioning of the 🇽🇰 Assembly. pic.twitter.com/XmVaqTly7K
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 21, 2023