Në botën e tabletëve, iPad dhe iPad Pro të Apple konsiderohen si njësi matëse, se sa duhet të punojnë prodhuesit tjerë dhe të kenë një produkt të këtij niveli.
Samsung është duke u përpjekur që të hyjë në këtë treg dhe nëse SamMobile është duke raportuar si duhet, Apple do ta ketë një rival të fuqishëm me sistemin Android.
Bazuar në të burime të sigurta, Samsung është duke punuar në tabletin e ardhshëm, që do të ketë ekran gjigant që do të rivalizojë me iPad Pro, që është pasarhdësi i Glaxy Tab S6, që sipas të gjitha gjasave mund të quhet Galaxy Tab S7.
Ky tablet, pritet ta ketë ekranin me 11 inç, apo edhe me 12.4 inç. Me këto specifika, atëherë del se është një tablet i fuqishëm që mund t’i bëjë ballë edhe iPad Pro, që ka përmasa me 11 inç si dhe 12.9 inç, që është një madhësi pak më e madhe.
Gjatë muajit të kaluar, Apple e ka freskuar iPad Pro me procesor të ri, kamerë dyshe në pjesën e pasme, skaner LiDAR dhe hapësirën shtesë të ndjeshme në prekje.
Raporti nuk i ka bërë të ditura specifikat e reja lidhur me këtë tablet, por pritet që brenda ta ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 865, më shumë RAM, kamerë më të mirë dhe bateri më të fuqishme. Të integruar në këtë tablet, mund të jetë edhe rrjeti 5G, si dhe softueri Android 10.
Lansimi i këtij tableti është thënë se do të bëhet në fund të vitit, por meqë Galaxy Tab S6 u lansua në qershor, ka mundësi që në të ardhmen ta kemi një befasi shumë më të mirë.