Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDS), Boris Tadiq, ka thënë së fundmi se pret që këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm të ketë zgjedhje qendrore e lokale në Serbi, transmeton Fol Drejt.
Tadiq, ish-presidenti i Serbisë dhe Partisë Demokratike, ka thënë për TV Nova se Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) Aleksandar Vuçiq nuk do të lejojnë që zgjedhjet në Beograd të mbahen të ndara.
“SNS nuk do të lejojë humbjen e Beogradit me asnjë çmim, sepse kjo do të nënkuptonte rënien e fuqisë së tyre në nivel republikë dhe me shumë mundësi dobësimin e fuqisë së tyre herën tjetër,” tha ai.
Sipas tij, “nuk ka shanse që Vuçiq të jetë kaq budalla” dhe të lejojë vetëm zgjedhjet e qytetit, pa i organizuar njëkohësisht të gjitha të tjerat./FolDrejt/