Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka insistuar se Qeveria e Kosovës nuk po bën punën e duhur në trajtimin e krizës energjetike që sipas tij po i afrohet vendit.
Nga takimet që ka pasur me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, KEDS-in dhe KESCO-n, thuhet se vendit po i afrohet një krizë e papërballueshme energjetike, transmeton Fol Drejt.
“Qeveria ende nuk i ka transferuar mjetet për të cilat është zotuar për subvencionim të energjisë. Është e papranueshme të vazhdoje me avazin e vjetër, tri herë vitin e kaluar institucionet e patën paralajmëruar Qeverinë. Kërkojmë nga qeveria ta trajtojë urgjentisht këtë çështje. Marrëveshja për energjinë me Serbinë. Serbia ende nuk e ka dorëzuar listën e konsumatorëve dhe nuk ka ende asnjë fjalë të vetme nga Qeveria jonë”, ka thënë ai./FolDrejt/