Ish-negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me çështjen e Asociacionit duke e konsideruar si punë të kryeministrit Kurti, meqë i njëjti, sipas Tahirit, ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar atë.
Tahiri këtë reagim e ka bërë në profilin e saj në facebook, duke thënë se Asociacioni është punë e Kurtit dhe duhet ta pyesin atë lidhur me këtë çështje.
“Emisari amerikan Escobar kerkoi nga Kurti pergjigje per Asociacionin, ky dokument ka dal sot ne media. Per shume media qe me kane shkruar sot per ta komentuar, pergjigja ime eshte kjo: Asociacioni eshte pune e Kurtit, ka ardhur ne pushtet duke e kundershtuar, tani ate duhet ta pyesni.” – ka shkruar Tahiri./FolDrejt/