Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga BE që t’i drejtohet në të njëjtën mënyrë edhe Serbisë, duke vlerësuar se porositë nuk janë të barabarta.
Sipas Tahirit, BE nuk ka porosi të ekuilibruara si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën dhe duhet ta kthejë edhe nga Beogradi, që po destabilizon Kosovën me agjendë ruse.
“Porositë s’janë të barabarta. BE-ja shihet qartë që s’i ka porositë e ekuilibruara si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Duhet ta kthejë edhe kah Beogradi sepse është duke e destabilizuar Kosovën me agjendë ruse”, është shprehur Tahiri.
Ai njëkohësisht ka bërë me dije se për AAK-në, fokusi qëndron në marrëveshjen finale për njohje reciproke dhe se çdo veprim tjetër është humbje kohe./FolDrejt/