Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka theksuar se gjendja në Kosovë është e jashtëzakonshme, prandaj edhe nevojitet një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, raporton Fol Drejt.
Tahiri si arsyetim për mocionin e mosbesimit, përveç situatës aktuale, përmendi edhe çështjen e targave, që sipas tij, prej asaj kohe Kosova çdo herë e më tepër e ka humbur kontrollin në pjesën veriore.
Ai tha se qasja e ekzekutivit ka sjellur këtë gjendje të rrezikshme dhe shtoi se kjo po ndodh 15 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /FolDrejt/