Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj Edi Ramës e cila ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht në interpelancë kryeministrin Rama.
Arsyeja e kësaj, Tahiri thotë se duhet të jetë deklarata e Ramës në Financial Times se Kosova është “tokë e askujt”.
Këtë, Tahiri e quajti skandaloze dhe antikombëtare dhe se duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Ramës.
“Kuvendi i Shqiperise duhet ta thërras urgjentisht Edi Ramën ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka shkruar Tahiri.