Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka treguar arsyet sipas saj për mllefosjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj Gjermanisë.
Tahiri, me anë të një postimi në facebook, është shprehur se Gjermania ka shuar iluzionet e Vuçiqit për dominim në Ballkan.
Kjo sipas saj, meqë Gjermania ka vënë në qendër Ballkanin Perëndimor, derisa ka rrëzuar Ballkanin e Hapur./FolDrejt/