Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri foli sot në emër të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.
Ai që në fillim ironizoi me Kurtin dhe kabinetin qeveritar, duke iu uruar ngritjen e pagave.
“Më lejoni që në emrin të juajin bashkarisht t’i urojmë kryeministrit dhe kabinetit qeveritar ngritjen e pagës”, u shpreh Tahiri.
Ai u ankua për zbritjen e pagave të profesorëve dhe vazhdoi të flasë në lidhje me ambasdorin e Kosovës në SHBA, duke thënë se qeveria po i degradon raportet siç ka thënë ai jetike me SHBA-të, duke i bërë thirrje që të reflektojë në lidhje me këtë gjë./FolDrejt/