Pas situatës së fundit të krijuar në Kosovë, ka reaguar edhe Edita Tahiri.
Tahiri, përmes një postimi në profilin zyrtar në facebook, ka konsideruar se këto tensione që po zhvillohen kanë për prapavijë “veriun”.
Sipas saj, nuk është e rastësishme kërkesa e Vuçiqit ndaj SHBA-e dhe NATO-s për të ndërhyrë në veri për ta qetësuar situatën.
“Serbia gjithenje ka qene ne kerkim te pretekstit per skenare te ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjehere, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe’. Keto tensione qe po zhvillohen kane per prapavije ‘veriun’. Nuk eshte e rastesishme qe Vucic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te nderhyje ne veri per ta qetesuar situaten.”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, ajo i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe gjithë spektrit politik, pozitë e opozitë, që të jenë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare për të mos lejuar skenare që mund ta destabilizojnë situatën dhe “të çojnë ujë në mullirin e Vuçiqit”, është shprehur Tahiri./FolDrejt/