Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë për qeverinë aktuale të Kosovës se ka prodhuar krizë kudo që ka prekur.
Ai u shpreh kështu në një konferencë për media, duke vlerësuar se edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ushqehet me kriza.
“Kjo qeveri ku ka prekur ka prodhuar krizë, e ka prekur veriun ka prodhuar krizë, e ka prekur ekonominë ka prodhuar krizë e ka diskutuar pagën minimale ka prodhuar krizë me veteran, në shëndetësi katër muaj pa ministër”, është shprehur Tahiri në një konferencë për media.
“Albin Kurti ushqehet me kriza definitivisht”, ka shtuar ai./FolDrejt/