Pas vizitës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Evropian, ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, njëherit edhe pjesë e delegacionit të Kosovës, Besnik Tahiri.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, Tahiri ka thënë se duhet të mburremi me vetveten, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, kjo vizitë në Këshillin Evropian është historike “për shkak se për herë të parë u dëgjua zëri ynë. Për shkak se për herë të parë ishim të barabartë”, ka thënë Tahiri.
“Kemi një rrugëtim të gjatë, mirëpo kjo është porosia: Kosova është tregim i suksesshëm dhe duhet të mburremi me vetveten, këtë duhet ta argumentojmë në organizatat ndërkombëtare.” – ka shtuar ai./FolDrejt/
Postimi i Tahirit:
Kosova një tregim i suksesshëm, të mburremi me vetveten!
Qytetarë të dashur të Kosovës, sot po e përmbyllim një vizitë historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Është historike, për shkak se për herë të parë u dëgjua zëri ynë. Për shkak se për herë të parë ishim të barabartë. Për shkak se krijuam argumente që rrugëtimi ynë, i historisë së Kosovës, që nga lufta çlirimtare, pavarësia e deri te provizionet tona në funksion të drejtave të njeriut janë unike.
Falënderoj të gjithë mbështetësit dhe votuesit e mi që ma dhanë mundësinë të jem në Kuvend! Po ashtu, falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan nga vendet tjera, që Kosova të jetë kjo që është sot!
Kemi një rrugëtim të gjatë, mirëpo kjo është porosia: Kosova është tregim i suksesshëm dhe duhet të mburremi me vetveten, këtë duhet ta argumentojmë në organizatat ndërkombëtare.
Faleminderit!